Rasmussen: Te gjitha vendet e Ballkanit ne NATO e BE
Albeu.com
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, përsëriti mbështetjen e tij për përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit në NATO, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Ne ndajmë qëndrimin se formula më e mirë për një paqe të qëndrueshme e afatgjatë në Ballkan është integrimi i të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike, në NATO dhe në BE”, tha Rasmussen.

Ky i fundit nënvizoi faktin se aleanca mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara e kishte provuar veten, në veçanti gjatë Luftës së Ftohtë dhe gjatë luftërave në Ballkan.

Rasmussen, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ka bërë thirrje për përmirësimin e raporteve mes Aleancës dhe Serbisë.

“Kam shumë dëshirë t’i shoh marrëdhëniet e përmirësuara mes NATO-s e Serbisë”, tha kreu i Aleancës.

Deklaratat e Rasmussenit u bënë pas takimit me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Teodor Bassonski, në Bukuresht.
Shtuar më 07/05/2010, ora 16:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori