Rasmussen te enjten viziton Kosoven
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, vetëm një javë pas emërimit në këtë post do të vizitojë Kosovën.Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kosovare sipas të cilave Rasmusen pritet të vizitojë zyrtarisht Kosovën ditën e enjte.
Sipas mediave kosovare, Rasmusen do të njihet me situatën e sigurisë në Kosovë ndërsa pritet të takohet me kryetarin e KFOR-it, Giuseppe Emilio Gay dhe më vonë do të ketë takime edhe me drejtues të institucioneve të Kosovës - presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.

Kjo është vizita e dytë e Rasmussenit në një shtet ku NATO-ja mban mision paqeruajtës, pasi që ditë më parë ai qëndroi në Afganistan për të inspektuar efektiva të Aleancës veriatlantike në këtë shtet të trazuar.
Shtuar më 09/08/2009, ora 21:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori