Rasmussen ne Prishtine, mbeshtetje hetimeve te EULEX-it
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë një vizite të tij në Kosovë, ka deklaruar se NATO dhe KFOR-i, do të mbështesin hetimet e EULEX-it, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjatë një konference për media, Rasmussen dhe komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, kanë shprehur përkushtimin e tyre që ofrojnë ndihmë hetimeve të prokurorëve të EULEX-it, në rast se kërkohet një gjë e tillë nga ata.
“Unë mendoj se duhet të vazhdohet me hetimet, dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për tu siguruar se aktivitetet në Kosovë janë të bazuara në sundimin e Ligjit, dhe se ata njerëz të cilët nuk e respektojnë Ligjin t’ju përgjigjen drejtësisë. Dhe unë mendoj se në fund të gjithë kësaj, populli i Kosovës do të pranoj se kjo është e ardhmja e Kosovës”, deklaroi Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
“Sigurisht se ne bashkëpunojmë me EULEX-in dhe me Policinë e Kosovës, por më lejoni të them se një gjë e tillë i përket policisë dhe gjykatave dhe deri më tani nuk është kërkuar ndonjë ndihmë nga ne për arsye se kjo është një procedurë normale dhe legale”, theksoi Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Markus Bentler.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen tha se së shpejti numri i trupave të KFOR-it do të reduktohet në rreth 5700, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Ndërsa, sipas tij, edhe pas reduktimit të plotë, në Kosovë do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe 2 mijë trupa të KFOR-it, pavarësisht situatës së qetë të sigurisë. Rasmussen së bashku me komandantin e KFOR-it, gjatë ditës do të vizitojnë edhe Manastirin e Deçanit. (alsat)
Shtuar më 21/05/2010, ora 17:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori