E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Rasmussen ne Kosove: Kosova me prioritet te larte
Albeu.com
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen zhvilloi sot vizitën e parë zyrtare në Kosovë që pas emërimit të tij në krye të Aleancës në fillim të gushtit. Kjo vizitë bëhet në momentin kur NATO hapi "dritën jeshile" për një ulje progresive të numrit të ushtarëve të KFOR-it.Kosova vazhdon të mbetet një nga prioritetet e NATO-s, andaj jam këtu për të treguar angazhimin tonë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë rajonin, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në vizitën e tij të parë në Kosovë.

Pas takimit me presidentin dhe kryeministrin, Rasmunsen ka vlerësuar lart angazhimin personal të presidentit dhe kryeministrit, në zbatimin e pakos së Ahtisaarit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i cili po qëndron në Kosovë, ka siguruar krerët më të lartë të vendit se Kosova, gjatë mandatit të tij, do të jetë prioritet.

“Fakti se kam vendosur të vij në Kosovë vetëm disa ditë pas marrjes së postit, nënkupton se Kosovës do t’i jap përparësi të madhe në punën time si sekretar i përgjithshëm i NATO-s”.

“Kam pasur një takim të frytshëm me presidentin dhe kryeministrin. Bisedova në lidhje me zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, të prezantuar nga Ahtisari. E vlerësoj lart angazhimin e lidershipit kosovar në përmbushjen e kërkesave ndërkombëtare dhe jam i impresionuar me progresin që është bërë në Kosovë gjatë viteve të fundit”, tha Rasmusen.

Duke folur lidhur me praninë e trupave të KFOR-it, ai ka thënë se zvogëlimi i këtij numri do të bëhet në të ardhmen por gjithçka varet nga situata e sigurisë.

“Siç e dini kemi vendosur të reduktojmë numrin e trupave gjatë viteve të ardhshme, por do të doja të theksoja se ky vendim vetëm reflekton zhvillimin e situatës së sigurisë në Kosovë. Ky vendim është i bazuar në kushte që do të thotë se reduktimi do të ndodhë në pajtueshmëri me përmirësimin e vazhdueshëm në aspektin e sigurisë”, ka thënë zoti Rasmusen, duke nënvizuar se nuk do të merret asnjë vendim që do të kishte ndikim negativ në sigurinë e Kosovës.

Gjithashtu ai është zotuar se NATO-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

“Ne do të mbesim të përkushtuar të garantojmë sigurinë në Kosovë dhe paralelisht me këtë mund të konfirmoj se do të vazhdojmë t’i asistojmë autoritetet kosovare në zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Rasmusen. (ktv/rel/albeu)
Shtuar më 14/08/2009, ora 02:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori