Rasheli i bën “naftën” Ermalit, e zëvendëson me Luana Vjollcën (FOTO LAJM)

Rasheli e cila tashmë prej disa mujash shoqëron Ermal Mamaqin në emisionin e tij "Xing me Ermalin", një puntatë më parë në emision nënkuptoi se do largohej nga emisioni.

Rasheli jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e teleshikuesve, por në këtë emision ajo mori edhe famën saqë kanë filluar t'i vinë edhe oferta për të moderuar emisione.

Miq të afërt të Rashelit kanë rrëfyer se ajo ka në tryezë një ofertë për programin "Pa Limit" në Top Channel, por nuk dihet nëse Rasheli ka pranuar të zëvendësojë Luanën, të bashkë-prezantojnë apo bëhet fjalë për ndonjë rol tjetër në emision. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori