Raporti: Situata te con drejt ndarjes se Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Ramush Haradinaj, të martën në Gjilan në Kuvendin Zgjedhor të Degës së AAK-së tha se udhëheqja e tanishme kosovare nuk ka ditur të sillet ndaj gjashëpikëshit dhe se “jo”-ja ndaj tij ishte vetëm për konsum të brendshëm.
Duke mos kursyer kritika në adresë të udhëheqjes aktuale, Haradinaj tha se Kosova është duke kaluar nëpër një periudhë shumë interesante, pasi përkundër përkushtimit të pushtetarëve tanë për shtet të pavarur, i cili ushtron pushtetin në tërë vendin, një gjë e tillë nuk po ndodh. Sipas tij, Kosova mund t’i kalojë sfidat që po i paraqiten vetëm duke i mbetur besnik vendit dhe shtoi se përmes gjashtëpikëshit, është shprehur mosrespekt ndaj shtetit të Kosovës.

Lideri i AAK-së ka përsëritur se në vend qeverisja është e keqe dhe se nga Kosova edhe njëherë po kërkohet që të mashtrojë veten e popullin.

“Nuk ka “jo” për gjashtëpikëshin e “po” për EULEX-in, lajm i mirë për Kosovën do të ishte vetëm nëse EULEX-i do të shtrihej në tërë territorin e Kosovës në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, tha Haradinaj, për të shtuar se kështu siç po shkojnë punët shumë shpejt do të përballemi me ndarje të Kosovës.

Ish- kryeministri i Kosovës tha se AAK i ofron vendit dalje prej kësaj gjendjeje, por jo me këtë klasë qeverisëse.

Veton Rugova, start
Shtuar më 26/11/2008, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori