Raporti, Shqipëria 65 mijë përdorues droge
Zyra e Kombeve të Bashkuar për Drogën dhe Krimet ka publikuar shifra të larta të përdoruesve të drogës në vendin tonë. Sipas këtij raporti rreth 65 mijë shqiptarë janë përdorues të drogave, ndërsa prej tyre, rreth 8 mijë janë përdorues prej shumë vitesh. Më shumë se 80 përqind e përdoruesve e marrin drogën me injektim, ndërsa 20 përqind e tyre janë prekur nga Hepatiti B dhe 30 përqind nga Hepatiti C.

"Problem tek shqiptarët që janë përdorues droge është se 83 përqind përdorin heroinë dhe shiringat me të cilën injektojnë atë përdoren disa herë ndaj dhe numri i personave me hepatite nga rradhët e përdoruesve të drograve është shumë i lartë. Afro 20 përqind e përdoruesve marrin drogë disa herë brenda ditës. Shqetësues është dhe fakti se afro 400 përdorues droge të moshës nga 19 deri 35 vjec kanë kryer vepra penale nën efektin e narkotikëve dhe 16 janë gra", James Bell, Përfaqësuesi i UNODC.

Një pjesë e përdoruesve janë ndërgjegjësuar dhe kanë nisur terapitë, kryesisht me metadon - nëpër qendra të ndryshme publike dhe private. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, metadoni vazhdon të jepet falas, por vitin e ardhshëm ai pritet të rimbursohet. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2012, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori