QKUK: 3 raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë, të dyshuarit kanë ardhur nga Italia

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus.

Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.


Shtuar 25.02.2020 15:15