Heqja e pikës kufitare në Morinë, Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Në mbledhjen e mbajtur nga qeveria Shqiptare dhe ajo Kosovare më datë 20 qershor.2022 një ndër vendimet e marra ishte heqja e pikës kufitare të Morinës për sezonin turistik.

Kështu turistët do ta kenë më të lehtë të vinë nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas pa krijuar radhë trafiku.

Kryeministri, Edi Rama ka postuar një video në faqen e tij zyrtare ne Facebook ku ndan periudhat se si ka qenë pika kufitare dhe si është në ditët e sotme.

Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive u miratuan 16 marrëveshje bashkëpunimi që kishin të bënin që nga ekonomia, tek shëndetësia dhe siguria mes dy vendeve./albeu.com