Raporti, mafia shqiptare e përhapur në të gjithë Italinë
Pëlqej
Drejtoria e Antimafias italiane ka prezantuar pak ditë më parë raportin për aktivitetin kriminal në këtë shtet për 6-mujorin e dytë të vitit 2011 ku një material prej 10 faqesh flet edhe për mafian shqiptare.

"Gazeta Shqiptare" ka arritur të sigurojë një kopje të raportit prej 356 faqesh, i cili u është prezantuar në ditët e fundit të korrikut anëtarëve të Sentatit.

Në të shkruhet se në Itali ka disa grupe kriminale shqiptare, të cilët veprojnë në të gjithë territorin e vendit, por kanë persona të caktuar, të cilët jetojnë në Shqipëri dhe japin urdhra prej andej. Zakonisht këta persona sigurojnë ngarkesat e drogës si dhe gratë për t'u shfrytëzuar me qëllim prostitucioni, si dhe të gjitha llojet e tjera të trafiqeve të paligjshme. Në mesin e grupeve kriminale me origjinë nga Ballkani, ato shqiptare prej kohësh janë shumë prezente, aq sa tashmë kanë fituar një nivel rrezikshmërie të mjaftueshëm për të zënë një vend në plan të parë në skanerin e kriminalitetit në vend. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2012, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori