Raporti jep alarmin: Rama po qeveris Shqipërinë me "dorë të hekurt"
Freedom House e ka rënditur Shqipërinë në "Vendet në Trazicion", duke numëruar edhe njëher problemet më korrupsionin.

Një vëmendje të veçantë, FH i ka kushtuar edhe prirjes autoritare në qeverisje të kryeministrit Edi Rama.

"Në fakt, vendimi i Ramës për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme Prokuroren e re të Përgjithshme të përkohëshme me një shumicë të thjeshtë në parlamentin shqiptar në dhjetor, duke shpërfillur kundërshtimet e ashpra të dy partive kryesore opozitare, shfaqi një hap të parë shqetësues në këtë trajektore", thotë raporti i FH.

Jo vetëm Freedom House e ka "kritikuar" Ramën për qeverisjen autoritare, edhe partitë opozitare e kanë akuzuar shumë herë kryeministrin, madje e kanë krahasuar atë me diktatorin Enver Hoxha, /albeu.com/





Shtuar më 11/04/2018, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori