Raporti, ja si merren në punë punonjësit e administratës
Komisioni i Shërbimit Civil ka konstatuar plot 597 emërime me kontratë të punonjësve në administraten publike në kundërshtim me ligjin, i cili përcakton se marrja ne pune e punonjësve bëhet mbi baze të konkursit.


“Emërimi nëpërmjet kontratës, në kundërshtim me ligjin ka qenë një nga problemet më të mprehta që KSHC ka konstatuar në mënyrë të vazhdueshme dhe e ka adresuar tek subjektet e detyruara për të rregulluar gjendjen (midis të cilave edhe DAP)”, shkruhet në raportin zyrtar të Komisionit të Shërbimit Civil.


Gjate vitit 2011 komisioni evidenton 228 emërime të jashtëligjshme ne administraten qendrore por kjo gje është e theksuan në pushtetin vendor, ku evidentohen 369 raste. /albeu.com/

Shtuar më 04/02/2013, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori