Nuk i tremben koronavirusit, fëmijët e pasur me maska qindra euroshe (FOTO LAJM)

Në këto ditë të vështira për të gjithë botën, ku COVID-19 po “izolon” çdo ditë me mijëra njerëz, duket se më pak të shqetësuar janë fëmijët e pasur nëpër Instagram.

Nga fotot e publikuara në faqen “Rich Kids of Instagram”, shihet se ata vijojnë normalisht jetën e tyre luksoze, pasi kanë avionë e jahte personale dhe mund të shkojnë ku të duan, pa pasur frikë se mund të infektohen.

Madje edhe maskat i kanë porositur nga firmat luksoze të modës, Louis Vuitton apo Fendi.

Për ta, jeta është njësoj si më parë, ndryshe nga masa, që është izoluar në shtëpi.


Shtuar 11.03.2020 15:17