Raporti i “Standard and Poor’s”, Ahmetaj: Sinjal inkurajues për ekoniminë e vendit
Ministri i Financave, Arben Ahmetajnëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar raportin e agjensisë “Standard and Poor’s”, duke e konsideruar atë inkurajues për ekonominë në Shqipëri.

Ahmetaj shkruan se raporti është një tjetër sinjal pozitiv dhe inkurajues që rikonfirmon besimin se ekonomia shqiptare po ecën bindshëm në drejtimin e duhur.

“S&P vlerëson se ekonomia shqiptare ka performuar më mirë se vendet e tjera që i përkasin të njëjtës kategori B+, duke vecuar arritjet në drejtim të konsolidimit fiskal, falë edhe programit të suksesshëm me FMN dhe ndërmarrjen e reformave institucionale për të rikthyer sundimin e ligjit, luftuar informalitetin dhe përmirësuar klimën e biznesit”, -shkruan Ahmetaj.

STATUSI I PLOTË

“Standard and Poor’s, agjencia prestigjioze e vlerësimit të ekonomive në të gjithë botën, ka rikonfirmuar vlerësimin e saj B+ për ekonominë shqiptare, ndërsa parashikimi mbetet pozitiv.

S&P vlerëson se ekonomia shqiptare ka performuar më mirë se vendet e tjera që i përkasin të njëjtës kategori B+, duke vecuar arritjet në drejtim të konsolidimit fiskal, falë edhe programit të suksesshëm me FMN dhe ndërmarrjen e reformave institucionale për të rikthyer sundimin e ligjit, luftuar informalitetin dhe përmirësuar klimën e biznesit.

Nga ana tjetër S&P parashikon konsolidimin dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën në vijim, bazuar në forcimin e kërkesës së brendshme, si rezultat i rritjes së konsumit dhe investimeve private.

Një tjetër sinjal pozitiv dhe inkurajues që rikonfirmon besimin se ekonomia shqiptare po ecën bindshëm në drejtimin e duhur! #rritjereale #zhvillimekonomik”, shkruan Ahmetaj në “Facebook”./albeu.com/

Shtuar më 04/02/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori