RAPORTI I KLSH/ Nuk u ngopën duke rrjepur të gjallët, por bëjnë lekë edhe me të vdekurit
Pëlqej
Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre dyshime të forta sa i përket përfundimit të parave të planifikuara për përballimin e shpenzimevevarrimit për shtetasit shqiptar që humbin jetën jashtë shtetit. Sipas KLSH, nuk ka një procedurë për të mundësuar verifikimin se ku kanë përfunduar paratë.

“MTI mbështetur në VKM nr. 426 datë 9.7.1998 “Për përballimin nga shteti të shpenzimevevarrimit për shtetasit shqiptarë që vdesin brenda dhe jashtë vendit” i ndryshuar, kryen pagesa të konsiderueshme për rimburismin e shpenzimevevarrimit për shtetasit shqiptar që humbin jetën jashtë shtetit.

Gjatë auditimit të dokumentacionit të tyre, u konstatua se mungon një bazë të dhënash në lidhje me përfituesit e rimbursimit. MTI nuk ka një procedurë sipas të cilës të bëhet verifikimi paraprak nëse rimbursimi drejt personave kërkues është kryer më parë apo jo. Ndërkohë personat përfitues të rimbursimit të këtyre pagesave të cilët banojnë në bashki të ndryshme brenda vendit, për marrjen e tij në MTI, ngarkohen me kohë dhe shpenzime shtesë”, thuhet në raport.

Për këtë arsye, KLSH rekomandon se Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, për të lehtësuar personat përfitues për rimbursimin e shpenzimevevarrimit për shtetasit shqiptar që humbin jetën jashtë vendit, është e nevojshme të bëjë një zgjidhje fundore të tyre. Për këtë qëllim t’i kërkojë/propozojë Këshillit të Ministrave kalimin e kompetencave në lidhje me këtë shpenzim njësive të qeverisjes vendore si një mënyrë jo vetëm për reduktimin e riskut të rimbursimit dy herë të të njëjtit përfitues, por njëkohësisht dhe lehtësimin e përfituesve për këtë shërbim, përcjell shqiptarja.com.

“Shpenzimet e transportit janë rimbursuar për pozicionin e zëvendësministrit sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 10 160, datë 15.10.2009, për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit publikë, ndryshuar me ligjin nr. 169-2013, në shumën 15 000 lekë, sipas përcaktimeve në dispozitat ligjore. Ndihmat e menjëhershme janë kryesisht në rast fatkeqësish dhe për dalje në pension”, thuhet në raport.
Shtuar më 13/10/2017, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori