Raporti i KLSH, dëmi financiar 6.7 mld lekë
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2011 është diskutuar gjatë ditës së sotme në komisionin e Ekonomisë. Kreu i KLSH Bujar Leskaj deklaroi se nga inpektimet e vitit të kaluar janë konstatuar 6.7 mld lekë dëm financiar në fusha të ndryshme.

“Dëmi financiar i konstatuar nga KLSH-ja është 6.7 mld lekë. Ky dëm është konstatuar në fushën e prokuimeve pagave dhe shpenzimeve”, u shpreh Leskaj. Shitja dhe dhënia me qera e pasurisë shtetërore, është fusha ku administrata i ka shkaktuar shtetit dëmin më të madh në tre vitet e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2012, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori