Raporti i Freedom House: Rritet shtypja e lirisë në internet
Qeveritë në mbarë botën kanë intensifikuar shtypjen e lirisë së internetit dhe se mjetet e tyre për ta bërë këtë po bëhen më të sofistikuara. Sipas raportit të fundit të grupit për mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut me seli në SHBA, Freedom House ligjet që kufizojnë lirinë në internet dhe sulmet fizike kundër kritikëve online kanë shënuar rritje.


“Liria në internet 2012”, që mbulon vitin 2011 dhe gjysmën e parë të vitit 2012, gjithashtu citon një tërheqje prapa të shoqërisë civile në kundërshtimin e represionit online.
Sipas raportit, fenomeni i komentatorëve të paguar pro-qeveritarë është vërejtur në 14 prej 47 vendeve të studiuara dhe sulmet kibernetike ishin edhe më të përhapura.Irani, Kuba, dhe Kina kanë marrë pikët më të ulëta, ndërsa Bjellorusia dhe Uzbekistani u renditën gjithashtu në vendet “jo të lira”. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori