Raporti i "Forumit Ekonomik Botëror", Shqipëria përmirësim me 13 vende
Një tjetër vlerësim pozitiv për Shqipërinë, kësaj here nga “Forumi Ekonomik Botëror” (World Economic Forum). Sot ky forum publikoi raportin për vitin 2016-2017 në lidhje me konkurueshmërinë.

Ndër 138 ekonomitë botërore, Shqipëria renditet e 80-ta, me 13 vende përmirësim krahasuar me raportin e vitit të mëparshëm që mbante vendin e 93-të.

Shqipëria është përmirësuar me 17 pozicione në renditjen globale, sa i përket konkurueshmërisë. Nga analiza e bërë sipas shtyllave kryesore, vërehet se ka patur një rritje pothuajse në të gjithë indikatorët sidomos në atë “Arsimi dhe Shëndeti” (që renditet në vendin e 33-të duke u rritur me 19 pozicione nga një vit më parë).

Rritje u shënuan edhe në indikatorët e tjerë si Mjedisi Makroekonomik, Arsimi i Lartë dhe Trajnimet, Zhvillimi i Tregjeve Financiare, Gatishmëria për Teknologjinë, Inovacioni dhe Sofistikimi i Biznesit, kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e pozicionit të Shqipërisë përsa i përket konkurueshmërisë.

Në këtë raport Shqipëria mban pozita të favorshme, duke lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale, sa i përket konkurueshmërisë. Raporti evidenton se Shqipëria grumbullon 4.06 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë. /albeu.com/


Shtuar më 28/09/2016, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori