Avokati i Popullit, Igli
Totozani u shpreh sot se
raporti i Departamentit të Shtetit ishte një analizë e thelluar e problemeve të rënda në vend, në lidhje me respektimin e të
drejtave të
njeriut.
“Ne konstatojmë se
raporti i Departamentit amerikan të Shtetit është një vlerësim dhe analizë e thelluar dhe e vërtetë e gjendjes së të
drejtave të
njeriut në vendin tonë, dhe se në të gjejnë pasqyrim të gjitha problematikat dhe shqetësimet e ngritura edhe nga institucioni ynë, si
gjendja e komunitetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftësi të kufizuara, gjakmarrja dhe pasojat e saj,
gjendja e të
drejtave të
njeriut në vendet e kufizimit të lirisë, të drejtat e komunitetit LGTB, dhuna në familje e veçanërisht dhuna ndaj grave”, tha Igli
Totozani, Avokat i Popullit. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013,
ora 16:20