Shqipëria renditet e treta për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT. Sipas një
raporti të publikuar nga Komisioni
Europian në vitin 2011, BE priti pothuajse 10 % të emigrantëve të botës. Kjo shumë është rreth 20 milionë njerëz, ose 4% e popullsisë së BE-së.
“Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë),” thuhet në raportin e KE-së.
“Për
azilin, ne duhet të vazhdojmë të përmbushim detyrën tonë për t’i dhënë strehë atyre që kërkojnë mbrojtje dhe të kompletojmë sistemin e përbashkët
europian për
azilin gjatë 2012-s, siç kanë rënë dakord vendet anëtare”, u shpreh Cecilia Malmström, Komisionere për punët e brendshme në BE.
“Është e qartë se një nga dobësitë e sotme të Shengenit është se vlerësimi është rishikuar tepër dhe për pasojë ne nuk kemi qenë në gjendje për të vepruar në kohë ndaj dobësive të mundshme në menaxhimin e kufirit të një vendi”, shtoi Malmstrom. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2012,
ora 15:04