Raporti i BE-së per Maqedonine pritet te jete kritik
Albeu.com
Mungesa e dialogut politik, marrëdhëniet e tensionuara ndëretnike, gjyqësia dhe administrata e politizuar si dhe çështja e pazgjidhur me Greqinë lidhur me emrin, pritet të jenë vetëm disa nga çështjet që do t’i përmbajë raporti i ardhshëm i BE-së për Maqedoninë.
Megjithatë qeveria dhe ekspertët, por edhe opozita, kanë pritje dhe parashikime të ndryshme sa i përket euro-integrimeve. Deputeti opozitar i LSDM-së, Andrej Petrov, ka deklaruar se qeveria aktuale po ngec në realizimin e reformave të parashtruara nga Brukseli. Edhe analisti politik, Mersel Bilalli, thekson se në takimin e ardhshëm të Këshillit për Stabilizim Asocimin, qeveria e Maqedonisë do të marrë kritika, por të gjitha këto kritika do të mbeten nën hijen e çështjes së emrit.
Shtuar më 19/07/2010, ora 11:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori