Raporti i Agjencisë së Mjedisit: Tirana përmirësim i ndjeshëm i ajrit në dy vitet e fundit
Nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës në dy vitet e fundit, si: “Tirana pa makina”, përmirësimi i brezit mbrojtës të gjelbër dhe hapësirave të mbjella me pemë në zonat e banuara dhe rrugëve kryesore, krijimi i parqeve dhe këndeve të lojërave, si dhe promovimi i lëvizjes me mjete të transportit publik dhe biçikleta, kanë mundësuar që Tirana për vitin 2016">2016 të shënojë një kthesë shumë të rëndësishme në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e zhurmave.

Por, lajmi më i mire, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, është se ky trend vazhdon edhe për 6 mujorin e parë të vitit 2017.

Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit i publikuar një ditë më parë, konstaton se pavarësisht faktit se treguesit e ndotjes së ajrit dhe të zhurmave për gjithë Shqipërinë mbeten ende mbi kufijtë e normales së Bashkimit Europian, ndotja në kryeqytet është drejt uljes. Sipas raportit të publikuar tashmë edhe në faqen zyrtare të AKM-së (kliko linkun http://www.akm.gov.al/assets/web_raporti-mjedisit_17.pdf), rezulton se për Tiranën janë shënuar përmirësime të ndjeshme për nivelin e cilësisë ajrit dhe të ndotjes akustike.

Ajri

Kështu, sa i përket PM10 dhe PM2.5, treguesve të grimcave të pluhurit me diameter më të vogël se 10 dhe 2.5 mikron të shprehur në mikrogram për metër kub (i cili shkaktohet nga makinat dhe tymi i karburantit) vihet re se këto tregues kanë shënuar përmirësim në raport me vitin 2015">2015 dhe 2014. Nga të dhënat e raportit konstatohet qartësisht se niveli i PM10, për vitin 2015">2015 ka qenë 64.95 mikrogram për metër kub, ndërsa gjatë 2016">2016 është ulur në 55.25 mikrogram për metër kub, pra një ulje me 9.7 mikrogram për metër kub. Ndërsa në vitin 2014 niveli i PM10 ka qenë 63.88 mikrogram për metër kub.

Përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit vitin e fundit konstatohen dhe nga të dhënat e matura në stacionin e vendosur pranë Ministrisë së Mjedisit, ku rezulton se për vitin 2016">2016 norma e PM10 ka qenë 46.01 nga 49.74 që ka qenë në vitin 2015">2015, pra një ulje me 3.73 mikrogram për metër kub.

Por përmirësimin më të ndjeshëm të cilësisë së ajrit për vitin 2016">2016 e shënon zona e 21 Dhjetorit, e cila është konsideruar ndër vite si një nga pikat më problematike në kryeqytet. Nga 112 mikrogram për metër kub që ka qenë në vitin 2015">2015, për vitin 2016">2016 shifrat u ulën në 87.78.

Por, megjithëse raporti reflekton vetëm matjet për vitin 2016">2016, trendi zbritës i këtyre treguesve ka vijuar edhe për gjashtë mujorin e parë të 2017. Këtë e ka bërë të ditur vet Agjencia Kombëtare e Mjedisit në faqen e saj në rrjetin social Facebook ku thekson se për gjashtë muajt e parë të vitit 2017 në Tiranë vihet re një përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së ajrit krahasuar me vitin 2016">2016. “Agjencia Kombëtare e Mjedisit paraqet trendin e cilësisë së Ajrit për qytetin e Tiranës ndër vitet 2014-2016">2016. Konkluzion: Në 6-mujorin e parë të vitit 2017 vihet re një përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së ajrit krahasuar me vitin 2016">2016”, thuhet në faqen e AKM-së.

Lidhur me vlerat e monitoruara të NO2 që është një tregues me burim ndotje trafikun, është konstatuar se ato për vitin 2016">2016 kanë qenë 30.18 µg/m³ nga 40 µg/m³ që është vlera mesatare e BE-së. Ndërkohë që krahasuar me një vit më parë, pra me 2015">2015 konstatohet një rënie e ndjeshme me 10.2%. Përsa i përket SO2, CO dhe O3 Raporti thekson se në të gjitha stacionet, vlerat mesatare të monitoruara janë në nivele të ulëta dhe nuk i tejkalojnë normat e BE-së.

Më konkretisht sa i përket SO2 vlerat vjetore më të larta janë monitoruar në stacionet e Durrësit dhe Korçës në vitin 2011, në stacionin e Tiranës dhe Elbasanit në vitin 2014, në stacionin e Shkodrës në vitin 2015">2015 . Por Raporti thekson se në asnjë nga vitet dhe stacionet e monitoruara nuk kemi tejkalim të normës së BE për këtë tregues përfshi këtu dhe Tiranën. Sa i përket Monoksidit të Karbonit (CO) raporti thekson se ai ka një rënie nga 0.87 në 2015">2015 në 0.8 në 2016">2016, çka tregon një rënie me 0.07 µg/m³.


Zhurmat

Nismat dhe projektet e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës në kryeqytet gjatë këtyre dy viteve të fundit janë reflektuar pozitivisht edhe në uljen e nivelit të ndotjes akustike në kryeqytet. Edhe pse Tirana rezulton me numrin më të madh të popullsisë dhe ka një përdorim të madh të automjeteve dhe veprimtari të lartë të jetës së natës, krahasuar vlerat e vitit 2015">2015 me ato të 2016">2016, vërehet një përmirësim në nivelin e zhurmave.

Nga 65.56 dB që ka qenë në vitin 2015">2015 niveli I zhurmave, për vitin 2016">2016 ky nivel është ulur në 64.48 dB, pra me 1.08 dB. Sipas monitorimit të zhurmave në Tiranë, trafiku mbetet një nga shkaktarët kryesore të nivelit të zhurmave urbane në qytetin e Tiranës. Një përmirësim të ndjeshëm ka dhe niveli i ndotjes nga zhurmat gjatë orëve të natës, ku konstatohet qartësisht se nga 57.82 dB që ka qenë në vitin 2015">2015, për vitin 2016">2016 niveli u zhurmave është ulur në 1.61 dB.

Gjatë dy viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash të cilat kanë ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit dhe të zhurmave. Përmirësimi i brezit mbrojtës të gjelbër dhe të hapësirave të mbjella me pemë midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore; krijimi i parqeve dhe këndeve të lojërave; përdorimi i transportit publik dhe mjeteve të tjera alternative si dhe nisma për organizimin e “Ditëve pa Makina” kanë sjellë edhe kthesën ku për herë të parë këto dy vite shifrat e ndotjes kanë ardhur në rënie. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori