Raporti, Femrat menaxhojnë me mirë paratë
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera, gjatë mbledhjes së gjashtë të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore theksoi se çështja e gruas është shumë e rëndësishme për vendin tonë.

“Çështjet e barazisë gjinore dhe respektimit të të drejtave të grave janë në qendër të politikave sociale të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe një nga prioritetet për vendet që kanë hyrë në procesin e integrimit europian”, tha Ksera.

Zv/ministrja e PÇSSHB, Filloreta Kodra, duke vlerësuar punën e bërë për realizimin e raportit, bëri të ditur se raporti erdhi si rezultat i një pune intensive 2-vjeçare, si dhe të një bashkëpunimi të shëndetshëm mes aktorëve të qeverisjes Qendrore dhe asaj Lokale. "zonjat kryefamiljare, edhe pse me të ardhura më të vogla se mashkulli kryefamiljar, i menaxhojnë më mirë këto burime dhe shpesh herë arrijnë të nxjerrin familjen e tyre nga varfëria” u shpreh ajo. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori