Ranë në kontakt me energjinë, policia shpëton 2 persona
Forcat e Policisë në bashkëpunim me strukturat zjarrfikëse kanë shpëtuar sot jetën e 2 personave, të cilët kishin rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa po kryenin punime tek një shtyllë e energjisë elektrike lidhur me një televizion kabllor në qendër të Komunës së Lazaratit.


Forcat e Komisariatit Special RENEA, në bashkëpunim me Delta Forcë dhe strukturat zjarrfikëse, sapo morën informacion se në qendër të Komunës Lazarat kishin rënë në kontakt me energjinë elektrike 2 persona të cilët rrezikonin jetën, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë mundësuan shpëtimin e jetës së shtetasve Axhem P. dhe Harun M., dhe dërgimin në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Aktualisht të dy këto shtetas janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 23/06/2014, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori