Ramës apo Bashës? Ja kujt i beson më shumë Agron Duka
Agron Duka ka shpallur kandidatët për deputetë të Partisë Agrare Ambientaliste. Në një intervistë për Mustafa Nanon në Zululand, Duka tregoi disa kandidatët.

“I kemi përcaktuar kandidatët. Mund t’i them disa emra nëse do. Për Tiranën do jenë Adi Haxhiymeri e Arben Tafaj. Për Elbasanin i pari në listë do të jetë Edmond Biçoku. Unë vetë do jem në Durrës”,- tha ai.

Duka gjatë intervistës u pyet të tregonte liderin që ai donte ta qeveriste Shqipërinë për 15 vjet me radhë, gjithmonë nëse do të ishte e mundur. Përgigjet e Dukës ishin këto:

Nano: Do t’ia jepje Nanos apo Berishës?

Duka: Nanos sigurisht

Nano: Do t’ia jepje Nanos apo Ramës?

Duka: Nanos sigurisht

Nano: Do t’ia jepje Ramës apo Berishës?

Duka: Në këtë rast nuk jam i sigurtë

Nano: Do t’ia jepje Ramës apo Bashës?

Duka: Bashës

Nano: Do t’ia jepje Bashës apo Metës?

Duka: Bashës

Nano: Do t’ia jepje Rames apo Metes?

Duka: Abstenoj!/albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori