Ramosaj neser edhe zyrtarisht rikthehet ne LDK
Albeu.com
Ish-nënkryetari i LDD-së, Berim Ramosaj, e zyrtarizon nesër kthimin në LDK. Ramosaj, i cili në muajt e thatë politikë të verës së këtij viti i dha gjallëri politikës ndërpartiake me projektin e tij për ribashkim të LDD-se dhe LDK-së, ...... u largua vullnetarisht nga posti i nënkryetarit të LDD-së, pasi projekti i tij nuk gjeti mbështetje ndër struktura të partisë.

“Ju njoftojmë se Kryesia e LDK-së mban konferencë me medie, me rastin e kthimit të dr. Berim Ramosajt në LDK”, thuhet në një njoftim të lëshuar sot nga LDK.

Projekti Ramosaj parashikonte që bashkimi LDK-LDD të ndodhte përmes tri fazave. Në fazën e parë ai kishte përfshirë mundësinë e pajtueshmërisë së plotë të udhëheqësive të dy partive. Sipas këtij skenari, ka qenë dashur të ndodhë një marrëveshje xhentëlmene në njohjen reciproke të lidershipit të dy partive të përcjellë me një koalicion për pushtetin lokal në zgjedhjet e 15 nëntorit. Ndërsa bashkimi klasik ka qenë planifikuar të ndodhë kah gjysma e vitit 2011, pak muaj para se Kosova të hyjë në zgjedhjet e para parlamentare si shtet i pavarur.

Drejtuesit e LDD-së e kishin akuzuar Ramosajn se me këtë ide të hedhur në media, pa e diskutuar paraprakisht në strukturat e partisë, e kishte dëmtuar rëndë partinë.

Pas largimit nga LDD, Ramosaj kishte thënë se do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, por ishte vetëm çështje ditësh kur ai do t’i kthehej “shtëpisë së vjetër”. (express)
Shtuar më 06/10/2009, ora 21:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori