Ramës s'i ndahen protestat as në Belsh: S'jemi trafikantë si ju! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është pritur me protesta si në hyrje të Elbasanit, ashtu edhe në Belsh.

Qytetarët, me pankarta në duar ku ndër shkruhej, "poshtë pashallarët e krimit" duke shënjestruar Xhafajn, Ramën e Tahirin.

Pranë protestuesve shihen edhe policiët të cilët po tentojnë të ruajnë qetësinë e protestuesve duke mos lejuar trazira.

"S’jemi trafikantë si drejtuesit tuaj! Ne nuk bëjmë rrëmujë as asgjë. Të drejtën për tu shprehur të lirë"-kanë deklaruar qytetarët në protestë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama po vazhdon fjalën e tij para qytetarëve të Belshit. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2018, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori