Ramës s'i del inati me kuksianët "vandalë", ja çfarë pritet të ndodhë
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka bërë publike një mesazh nga një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sipas punonjësit dixhital FNSH me urdhër të Edi Rama, po përgatit një skuadër kundër kuksianëve që janë në kërkim.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Edvin Kristaq Rama, i udhëhequr nga urrejtja e tij përgatit akte terrorizmi shtetëror ndaj qytetareve te tij!

Punonjësi i FNSH dixhital denoncon:

Skenarin terrorist, hakmarrës të Edvin Kristaq Ramës ndaj heronjve të Kukësit që i thyen turinjtë. Me këtë rast paralajmëroj Edvin Kristaq Hakmarrjen se do përgjigjet personalisht ndaj çdo akti te terrorizmit shtetëror ndaj banorëve guximtar të Kukësit, Hasit, Tropojës!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Përshendetje Zoti Berisha.Jam nje punonjes i 712 fnsh tirane Dua tju bej me dije se me urdher nga lart ne drejtori shefi fnsh lorenc shehu po pergatit skuadren per te marre ne qafe kuksianet e tjere qe jane ne kerkim me forma te kundraligjshme.

ju lutem publikoje se gjera te liga kan ne mend ky ushtar dhe servil i qeveris qe merr gjoba per te punuar ketu bejini thirrje xhafes se krimit ta largoje sa me shpejt ju lutem se po marrim urdhera per te ushtruar dhune ne vellezerit tane me respekt anonim te lutem /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2018, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori