Ramës nuk "i dridhet syri" nga presioni i Metës: Firmose sa më parë Kodin Zgjedhor
Pavarësisht thirrjeve të presidentit Meta që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit, kryeministri Rama, mbetet i vendosur për të çuar përpara kodin e ri zgjedhor.

Madje Rama insistoi që Presidenti ta firmosë sa më shpejt dekretin.

“Ta firmosë dhe ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar” tha Rama për gazetarët.

Sa i takon paralajmërimit të kryeopozitarit Basha se kryeministri do të mbajë përgjegjësi penale nëse nuk zbaton planin e tij me 5 pika për ekonominë, Rama tha:

“Kush është ky plani me 5 pika, nuk kam asnjë ide për planin me 5 pika!”

Deklaratat, kryesocialisti Rama i bëri pas mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe.

Në fokus të mbledhjes, që vjen fill pas Asamblesë Kombëtare, ka qenë organizimi i punës në terren në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.



Shtuar më 12/10/2020, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori