Ramës nuk i del inati me Metën: Pse nuk mbrojte Valbonën në kohën e Saliut
Ditën e djeshme, Presidenti Meta doli kundër ndërtimit të HEC-eve në Vjosë pasi sipas tij, diccka e tillë do të sillte shkatërrim.

Për këtë i është përgjigjur ditën e sotme Rama me një post në rrjetet e tij sociale, ku i kujton se Vjosa është shpallur Park Kombëtar ndaj nuk ka vend për shqetësim.

Sipas kryeministrit, Meta duhet të kishte mbrojtur edhe Valbonën në kohën kur qeveriste bashkë me ish-kryeministrin Berisha.

"Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!

Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen”, shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2020, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori