Ramës nuk i del inati me Kurtin, e thumbon gjatë konferencës me Hotin
Kryeministri Edi Rama tha se Kosova dhe rajoni nuk kanë rrugë tjetër përveç atë të integrimit, duke hedhur thumba edhe për deklaratat e Albin Kurtit.

Sipas tij, Kosova nuk ia ka borxh asnjë politikani apo revolucionari që shfrytëzon ato plagë që duhen kuruar.

Rama: Mendimi im për marrëveshjen e Uashigtonit është i njohur. Marrëveshja nuk ka asnjë gjë të re. Është thjesht dhe vetëm një konfirmim i atyre që janë diskutuar, dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga Procesi i Berlinit. Por marrëveshja ka rikthyer Kosovën në pozicionin që i takon ndërkombëtarisht dhe kjo fal zt.Hoti. ka shumë gjëra që ne shqiptarët duhet t’i bëjmë vetë nëse nuk do të ishim kaq kalamaj sa ç’kemi qenë dhe jemi kur vjen puna për të shpërdoruar besimin e atyre që na zgjedhin. E rëndësishme është që t’i bëjmë gjërat.

E ka thënë dhe stërthënë Gjermania, Franca dhe BE-në tani e ka thënë edhe Amerika që kjo punë duhet bërë. Kush nuk më dëgjon mua, të dëgjoj BE-në dhe SHBA-në që të ndjekin këtë vijë, që është vija e vetme që na e imponojnë fëmijët tanë. Çdo rrugë tjetër na çon në qorrsokak dhe pasojat nuk ia ka borxh Kosova asnjë politikani, revolucionari që shfrytëzon ato plagë që duhen kuruar.

Kush fiton? Unë e di si i bën Albini llogaritë dhe më rezulton nga pikëpamja e llogarive në aspektin ekonomik është si administrimin jugosllav. Si mund të mos fitojë ai që ka portin dhe përfiton nga gjithë ai volum mallrash dhe përfitoka një nga aktorët. Me siguri këtë e gjen Albini.

Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrenj. Është vendi ku ata kanë gjetur strehë. Madje, është vendi ku shqiptarë janë dorëzuar te nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrenjtë. Shqipëria ka respekt për Izraelin. Shqipëria në politikën e jashtme është komplet e linjëzuar me Bashkimin Evropian.

Shtuar më 02/10/2020, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori