Ramës nuk i del inati me Berishën: Furnizoi me naftë kasapin e Beogradit
Kryeministri Edi Rama, duket se nuk i ka dalë inati me Sali Berishën.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruan se Berisha furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit dhe shpalli terroristë luftëtarët e UÇK.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofobBeogradit! Vesi del me shpirtin”- shkruan Rama në Tëitter.

Kujtojmë se gjatë një prononcimi televiziv, ish kryeministri Sali Berisha refuzoi ftesën për debat me presidentin Hasshim Thaçi duke e konsideruar si albanofob.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit. Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë Berisha.
Shtuar më 01/02/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori