Ramës i sulen ashpër durrsakët: "Mos bëj sikur ta ndjen"
Ditën e sotme Rama e ka nisur me pamjet e muzeut te rilindur të Durrësit.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rilindjes së Muzeut Arkeologjik në Durrës, ku nga zero vizitorë e zero të ardhura në 2013, pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, është vizituar mesatarisht nga 8,334 vizitorë çdo vit, duke gjeneruar edhe mbi 3 milionë lekë të ardhura”- shkruan Rama.

Por mesa duket ky posdtim nuk është pritur mirë nga durrsakët të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dakon, duke i kujtuar Rames betonizimin dhe plehrat qe kane mbytur qytetin.

Disa nga komentet:

Ca muzeu me amon ti pse hap plage apo harrove qe vangjushi ka betonizu gjysmen e historise

Te falenderojme per muzeun z.Rama por per betonizimin e duresit dhe mosfunksionim te institucioneve te qytetit ke te falenderojme…??

Trashigimine e betonizoi Vangjush Dako. Mos bej sikur ta ndien ty apo Vangjushave te pangopur. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori