Rames i shtohet oreksi, kerkon edhe nje mandat ne Berat
Albeu.com
Menjehere pas zyrtarizimit te tabeles se Qarkut te Fierit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe me shume mundesi do t’i jape PS-se mandatin e nente ne kete qark, kreu i selise roze, Edi Rama ka dale ne nje deklarate per shtyp, duke ashpersuar tonet ndaj kundershtareve politike.Sipas tij, eshte detyrim i te gjithe politikaneve te respektojne te drejten demokratike te popullit. “Sot eshte momenti kur duhet te vendoset e drejta themelore e qytetareve apo do behet prona e patundshme e politikaneve. Populli i Beratit duhet te lexoje ne driten e diellit voten e tij. KQZ duhet te rivleresoje te gjitha votat e pavlefshme dhe te rinumeroje disa kuti te dyshuara ne kete qark”, u shpreh Rama, duke lene te kuptohet se tashme beteja e Partise Socialiste do vazhdoje ne kete qark.

Ne vijim te fjales se tij, ai theksoi se 28 qershori nuk ka sjelle nje mandat te dyte per Berishen. “Duhet te sqarohet deri ne fund kjo e vertete dhe te hetohet deri ne fund shperndarja e votave ne Berat, Shkoder e Tirane, gje te cilen jemi te vendosur ta bejme ne rruge ligjore. Do vazhdojme te kembengulim dhe ndjekim procesin e zbardhjes se te vertetes ne kutite dhe votat qe gjenden ne Berat Shkoder e Tirane. Ne nuk do pranojme rezultat te imponuar ne rrugen e shkeljes se ligjit qe tani eshte bere rruga ku shkel KQZ-ja e Sali Berishes”, perfundoi kryesocialisti Rama. (tch)
Shtuar më 13/07/2009, ora 21:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori