Ramës i del kundër edhe ministri i tij, Majko: Mini Shengeni s'na duhet
Një reagim kundër Edi Ramës për "Mini Shengenin" ka ardhur nga brenda qeverisë së tij.

I ftuar sot në një takim me studentët shqiptarë të arkitekturës që studjojnë në universitetin e Firences në Itali, Ministri Majko është shprehur se, Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin.

"Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendoj se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë", mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Majko./albeu.com/

Shtuar më 12/11/2019, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori