Ramadani: PPD forca që do të vendosë për koalicionimet pas 1 qershorit
Albeu.com
Nënkryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Ismet Ramadani deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se gjasat janë reale që partitë që aktualisht janë në Qeveri sërish do të fitojnë në zgjedhjet e 1 qershorit.“Prioritetet tona janë të qarta se sa më shpejt duhet të miratohen ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, ligjit për UÇK-në, ligji për përdorimin e simboleve dhe ligje të tjera prioritare, duke vlerësuar se tani është koha e fundit që të fillojmë të realizojmë projekte për standart dhe jetë më të mirë për shqiptarët”, deklaroi në intervistën për agjencinë e lajmeve INA, nënkryetari i PPD-së, Ismet Ramadani.
Sipas tij, brenda radhëve të subjektit të tyre politik që njihet si nga të parët në procesin demokratik në Maqedoni ka filluar rikthimi i anëtarësisë dhe personaliteteve të ndryshme.
Ramadani deklaroi se PPD-ja ka qenë mbështetëse e fuqishme e konfliktit të vitit 2001.
“Mbështetja jonë ishte aq e pakursyeshme, sa që nga 14 deputetë sa kishim dhe që ishim si forcë politike, duke përkrahur në zgjedhjet e 2002 BDI-në arritëm të fitojmë vetëm 2 deputetë”, theksoi nënkryetari i PPD-së, duke shtuar se më pas subjekti i tyre politik në masë të madhe ishte keqpërdorur nga BDI.
Ai nënvizoi se partia e tyre do të jetë forca vendosëse politike për formimin e koalicionit të ardhshëm pas zgjedhjeve të 1 qershorit.
Në intervistën për INA, Ismet Ramadani deklaron procesin e parë të themelimit të PPD-së si lëvizje e parë shqiptare në Maqedoni, platformën e saj politike, takimet e para me diplomatët perendimor dhe amerikan duke i dhënë mbështetje UÇK-së gjatë konfliktit të vitit 2001, takimet e para me ambasadorin e OSBE-së Robert Frovik, ku sipas tij për herë të parë kuadrot e PPD hartuan pikat e para të paoperacionalizuara të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa më pas sipas tij për të njejtat pikat është biseduar në Prizren me Ali Ahmetin.
Shtuar më 20/05/2008, ora 17:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori