Rama zihet ngushtë: Vaksinat nga Rinasi i sollëm me kuaj dhe i futëm në arka domatesh!
"Nga Rinasi në ISHP, i kemi sjellë me kuaj vaksinat dhe i kemi futur në arka domatesh. Unë kam vajtur ditën e hënë kam futur një vaksinë në trupin tim jashtë kushteve se dua ta vras veten. Këtu e mbyllim këtë..."

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas polemikave të shumta në lidhje me 1000 dozat e vaksinës Pfizer që mbërritën në vendin tonë në mënyrë të papritur nga një vend mik, ndërsa asgjë nuk u bë transparente dhe filloi fushata e vaksinimit pa asnjë informacion.

Në emisionin “Open”, Rama nuk ia doli të jepte një përgjigje konkrete pasi ruan konfidencialitetin me shtetin që ka dhuruar vaksinat dhe përdori ironinë: “Nga Rinasi në ISHP, i kemi sjellë me kuaj vaksinat dhe i kemi futur në arka domatesh. Unë kam vajtur ditën e hënë kam futur një vaksinë në trupin tim jashtë kushteve se dua ta vras veten.”

Edi Rama: Çdo flakon që del nga dyert e kompanisë Pfizer ka një rrugë dhe është e pamundur ta devijosh. Ajo rrugë që u tregua nga pamjet ka një destinacion.

Destinacioni i vaksinës në një vend të BE, është e pamundur të devijojë qoftë përsa i përket nxjerrjes së flakonëve jashtë kutive dhe kontrabandimit, qoftë kushteve të tyre. Vaksina nga ai vend në Shqipëri ka ardhur në kushtet siç janë vaksinat në Europë e në botë, është e autorizuar nga një shtet dhe nën kujdesin e autoriteteve shëndetësore të atij shteti.

Nëse fjala ime nuk mjafton, e mirëkuptoj. Unë vaksinën e bëra vetë. Nuk e bëra që ti zija radhën dikujt tjetër.

Përsa i përket moshës, nuk jam pjesë e kategorisë, nuk jam as në vijën e zjarrit, as në riskt të lartë. Por e bëra për të thënë se është e Pfizer dhe e injektova në trupin tim.

Unë kam vajtur vetë dhe i kam parë edhe frigoriferët -80 gradë ku mbahet vaksina. Unë nuk kam përmendur data, por kam thënë që ka nisur procesi doganor që prej ditës së premte. Që ta mbyllim këtë bisedë se nuk di si ta zhvillojmë më tutje.

Nga Rinasi në ISHP, i kemi sjellë me kuaj vaksinat dhe i kemi futur në arka domatesh. Unë kam vajtur ditën e hënë kam futur një vaksinë në trupin tim jashtë kushteve se dua ta vras veten. Këtu e mbyllim këtë.
Shtuar më 14/01/2021, ora 22:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori