Tre sulmues në dalje, Inter mendon transferimin me parametra zero

Tashmë dihet se sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka vendosur të largohet nga klubi spanjoll i Atletico Madrid.

Ish-lojtari i Barcelonës ka pasur një sezon të mirë, duke marrë parasysh moshën dhe dëmtimet e tij.

Sulmuesi 34-vjeçar ka luajtur 44 ndeshje me spanjollët ku ka shënuar në total 13 gola dhe ka sistuar 3 herë. Tashmë thuhet se Interi është në kërkim të një sulmuesi profesionist dhe kontaktet e para kanë nisur me agjentët e Suarez, ku zikaltërit janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë dy vjeçare atij.

Interi do të largojë disa sulmues nga ekipi si Sanchez,Caicedo dhe Correa, Dzeko mund të qëndroj por ndoshta do të përdoret si zëvendësues.

Luis Suarez ka kohë të mendohet pasi ai ka oferta interesim nga Ajax dhe Aston Villa gjithashtu./ h.ll/albeu.com