Rama: Zgjidhja, transparence permes hetimit
Albeu.com
Zgjidhja për krizën politike është transparenca përmes hetimit duke hapur kutitë. Kjo ka qenë deklarata e kreut të PS-së, Edi Rama në lidhje me mundësinë e një zgjidhje të situatës politike.Duke iu drejtuar kryeministrit Berisha, ai tha se duhet të garantojë transparencë për të bërë qeverisjen më të mirë.
Në një takim me gazetarët, Rama theksoi se Kushtetuta është pika e referimit të PS-së, e cila është gati për zgjidhjen, që kërkohet fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar.
Duke iu referuar grevës së PS-së, Rama pohoi është më shumë se transparente. "Janë kartelat e gjithë grevistëve në spital që flasin shumë qartë. Greva monitorohet nga mjekë të respektuar. Nëse qeveria kërkon të bëjë inspektime le t'i bëjë kush të doje, nuk e pengon askush", shtoi ai.
Rama falenderoi qytetarët që morën dje pjesë në protestë. "Grevistët po kapërcejnë çdo sakrificë. I falenderoj të gjithë ata që u derdhën dje në grevë", tha ai.
Kreu i PS-së deklaroi se protesta e opozitës nuk ndalet.
Duke iu referuar deklaratës së kryeminisrit Berisha për rritje ekonomike, Rama tha se qeveria ka 150 miliardë lekë borxh. Ai nënvizoi se nuk mund të rriten të ardhurat e shtetit duke gjobitur bizneset. Sipas Ramës, kreditimi nuk është rritur, ndërsa sot ka rënie të fuqisë blerëse.
Kreu i PS-së tha se 100 mijë vende pune janë mbyllur.
Duke iu referuar shit-blerjes së hotel "Dajtit", Rama tha se Banka e Shqipërisë nuk duhet të lëkundet, duke nënvizuar se qeveria mun të bierë, por banka jo.
Shtuar më 15/05/2010, ora 21:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori