Rama: Zgjedhjet lokale për të rrëzuar Berishën
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi nga Pogradeci se opozita hyn në zgjedhjet lokale për të hequr nga pushteti qeverinë aktuale të kryeministrit Sali Berisha. Rama, gjate nje takimi me mbështetësit e opozitës në Pogradec, në kuadrin e turit “Fajin e ka Saliu”, tha se çdo shqiptar në opozitë, socialist, progresist, apo çfarëdoqoftë, duhet të jetë i bashkuar për t’i thënë kryeministrit Berisha “kurrë më një qeveri që vjedh votat për të vjedhur Shqipërinë, dhe pastaj vret për të vazhduar të vjedhë”.

“Kurrë më. Vota në zgjedhjet vendore këtë herë është një votë që ka vetëm një mesazh brenda, një mesazh për Saliun, kurrë më. Jemi përballë regjimit vrastar të kusarisë. Dhe do të jemi përballë gjithmonë e më këmbëngulës, përballë dhe kudo dhe në demonstrata parlament, në çdo hapësirë të ballafaqimit publik”, tha Rama, duke theksuar se “edhe në zgjedhjet vendore që vijnë, nuk do të hyjmë për ata që do të vihen në krye të një komune apo një bashkie, por për të hequr Saliun nga kryet e Shqipërisë që Shqipëria më në fund të ngrejë krye duke i ngritur kryet çdo shqiptari të zakonshëm”.

Partia Socialiste dorëzoi më herët kërkesën në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet lokale.
Shtuar më 08/03/2011, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori