Rama zgjedh krerët e komisioneve, i jep post Kodhelit dhe Braçes
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama sot ka ndarë kryetarët e komisionëve të PS-së gjatë mbledhjes së kryesisë së PS-së.

PS do të drejtojë 5 komisione parlamentare nga 8 gjithsej ndërkohë PD dhe LSI caktuan kryesuesit e tyre nëpër komisione.

Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga 3 komisionet paralamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë.

Kryesia e PS me 4 nënkryetarë të cilët do të jenë:

Evis Kushi

Elisa Sporali

Vilma Bello

Ilir Beqaj

Ervin Bushati sekretar i grupit të PS

Vasilika Hysi nënkryetare e Kuvendit

Kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve

Ulsi Manja-Kryetar i Komisionit të Ligjeve

Mimi Kodheli-Kryetare te Komisioni i Jashtëm

Erion Braçe-Kryetar i Komisionit të Ekonomisë

Ermonela Felaj-Kryetare e komisionit të Sigurisë

Eduard Shalsi-Kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori