Rama zbulon serialin me shqiptarë që e mbajti zgjuar deri sa kënduan gjelat e Surrelit

Kryeministri Edi Rama duket se e ka kaluar karantinën si të gjithë ne, duke parë filma.

Një ndër serialet më të ndjekura të momentin është seriali "Gangs of London", një serial me mijëra klikime ku flitet për banda, dhe për shqiptarët në Angli.

Një ndër ndjekësit e këtij seriali paska qënë edhe kryeministri Edi Rama, gjë të cilën e ka pranuar vetë Rama.

Orli Shuka, i cili në serial luan rolin e bosit të mafías shqiptare në Londër ka postuar një status rreth filmit ku ka komentuar edhe Rama.

Kryeministri shprehet se jo vetëm i ka pëlqyer, por e ka lënë pa gjumë dy netë deri sa janë zgjuar gjelat e Surrelit ndërsa i shpreh përgëzimet aktorit.

Rama: Sapo e mbarova, super përgëzime!

Shuka: Flm zoti kryeministër, shpresoj t’ju ketë pëlqyer Gangs

Rama: Jo më pëlqeu, po me la lidhur dy netë deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit.

Realisht super dhe you made me proud man #Respect And pls thank Pippa from me for applauding the comment Admired her on MotherFatherSon and ëas really impressed by her transformation in Gangs Shëndet e sukses të mëtejshëm megjithë zemër i dashur Orli dhe please survive Season 2 /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2020, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori