Rama zbulon "sekretin": Kjo është korçarka e parë që kam njohur, tek ajo më rrinin sytë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryeministri Edi Rama ka treguar këtë të premte në Korçë, një sekret që shumë pak persona e dinin, korçaren e tij të preferuar dhe femrën e parë me origjinë nga “Franca e Vogël” që ai ka njohur.

Rama është shprehur se e para korçare që ai ka njohur ka qenë Zamira Kita, aktorja e famshme e cila tashmë është dhe pjesë e PS-së. Madje Rama, teksa tregonte “sekretin” tha se kur e pa për herë të parë nuk iu ndanin sytë prej saj.

“Kjo është korcarka e parë që unë kam njohur në jetë, dikur në Akademinë e Arteve... edhe më rrinin sytë tek Zamira, dhe asnjëherë nuk u afruam derisa na afroi PS”-tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori