E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Rama zbulon prapaskenat: Nuk e gëlltisja dot paketën McAllister për shtyrjen e zgjedhjeve
Kryeministri Edo Rama ka treguar në Komunikimin Javor edhe një pjesë të pakënaqësisë së tij me atë që tani njihet si paketa McAllister, që do të shërbente për zgjidhjen e krizës. Rama tha se paketa McAllister ishte një recetë e prezantuar me dëshirën më të mirë “për të na ndihmuar të kalojmë një krizë të radhës ndërsa marrëveshja politike mes palëve është një platformë për t’u përpjekur së bashku të këpusim zinxhirin 27­vjeçar të krizave që i shpikin partitë dhe i paguan vendi, qytetari, shoqëria”. Por se ai vetë nuk mund ta pranonte një pjesë të kësaj pakete ku flitej për shtyrjen e zgjedhjeve përtej muajit qershor.

“Ideja e çuarjes së zgjedhjeve matanë të dielës së fundit të qershorit, ishte për mua të paktën personalisht, jo vetëm pjesa antiligjore por edhe pjesa fyese e paketës McAllister.
Nuk e gëlltisja dot, që PS e angazhuar për të bërë shtet me rregulla qe vlejne per te gjithe njesoj, nuk mund ta përqafonte atë gjë.

Zgjidhje që miqtë dhe partnerët tanë as që nuk i imagjinojnë se mund t’i mendojnë dhe jo më t’i diskutojnë në vendet e tyre i kanë shpikur në Shqipëri gjithë këto vite pluralizmi pa asnjë gajle per faktin se ky vend ka Kushtetutë, ka ligje, ka edhe një popull që meriton të respektohet njësoj si popujt e tyre.
Sepse ne fakt dhe per fatin me te keq, aspak për fajin e tyre por kështu i kemi mësuar ne 27 vjet me radhë me lojërat tona prej kalamajsh në oborrin e katundit tonë politik dhe ata të shkretët kanë menduar gjithnjë që ky është një vend që duhet gjetur një zgjidhje pastaj të shohim. E mbase kanë ndierë që nuk meritojmë më shumë respekt se sa thjesht ndihmën për kapërcimin e radhës të krizës me formula e paketa të çuditshme që e bëjnë Kushtetutën të duket si një tufë letrash dhe ligjet si një pirg leckash.

Kjo marrëveshje vendos besoj një kufi të qartë në rrugën e të ardhmes edhe në këtë drejtim. Akush smund te ngreje me nje cader dhe te kerkoje qiqrat e rradhes”, u shpreh Rama./albeu.com/


Shtuar më 21/05/2017, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori