Rama zbulon planin: Do të detyrohen qytetarët të sigurojnë banesat!
Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit se shumë shpejt do të bëhet me detyrim sigurimi i banesës në rast të fatkeqësive natyrore.

Rama tha se nuk duhet të paguajë shteti lekë të banesave që janë ndërtuara pa kriter, prandaj u bëri thirrje banorëve që të sigurojnë banesat.

“Ne nuk do japim më lekë për banesat që nuk janë të siguruara. Ne duhet të bëjmë ligjin për sigurimin e detyrushëm të shtëpive në rastin e fatkeqësive natyrore.

Nuk mund të pagujamë më lekë ne si shtet për këtë gjë. Duhet të gjithë që të sigurojnë banesat dhe të marrin përsipër risqet”, u shpreh Rama.
Shtuar më 09/12/2019, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori