Rama zbulon mesazhin në celularin e Bashës natën e tërmetit: I shkrova, s’mu përgjigj
"Natën e tërmetit i kam dërguar një mesazh Lulzim Bashës. Ka qenë një mesazh i dërguar në telefonin personal, jo mesazh publik.

I shkrova dhe i thashe se mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit asgjë nuk ka më tepër rëndësi se sa nëvoja për ngushëllim e njerëzve. Dhe e presin nga ne…,"

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se natën e tërmetit tragjik të 26-nëntorit i ka dërguar një mesazh në celularin personal, kryetarit të Partisë Demokratik, Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” me Baton Haxhiun, Rama u shpreh se Basha nuk i ka kthyer përgjigje mesazhit të dërguar.
Shtuar më 19/12/2019, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori