Rama zbulon kur mund të hapen qendrat estetike: U kërkoj ndjesë grave
Kryeministri Edi Rama deklaroise tashmë kanë një plan paraprak për të përcaktuar strategjitë e hapjes së vendit, mbi bazë të disa ndarjeve të aktiviteteve në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin.

Pasi listoi aktivitetet me risk të ulët, ku përmendi kryesisht shitjet me pakicë, Rama listoi më tej edhe aktivitetet me riskmesëm dhe të lartë, të cilët do të presin më gjatë për hapjen.

“Tek bizneset që klasifikohen me riskmesëm, janë transporti rrugor i pasagjerëve, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, artikuj të tjerë në tregje, shërbime arsimore mbështetëse, tregtia në pakicë në stenda e në tregje, vazhdon kështu një listë të gjatë”, tha Rama në ‘Opinion’.

I pyetur se kush janë me risk të lartë ai shtoi se “E vetmja pikë ku ka debat janë estetikat. Tek estetiket është i ndarë grupi i punës nëse janë rrezik i madh ose i mesëm.

Iu kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, unë anoj nga rreziku i mesëm.

Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të hapen që në fashën e parë), aktivitetet argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban”.

Shtuar më 16/04/2020, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori