Rama zbardh programin e qeverisë: Rritje pagash për mësuesit dhe infermierët
Kryeministri Rama ditën e sotme ka folur në Kuvend në seancën ku do votohet programi i qeverisë. Rama preku disa tema kryesore, por u ndal te shëndetësia, arsimi dhe bujqësia si më kryesoret

Ai tha se do të rrisë shpenzimet për shëndetësinë dhe pagat për mësuesit dhe infermierët.

“Vazhdojmë të shikojmë drejt shëndetësisë, me bindjen se për kujdesin shëndetësor të arrijmë 60-65 % të shpenzimeve, një shifër që e gjetëm vetëm 43 % në vitin 2013. Ne duhet të sigurohemi që askush të mos bëhet i varfër për shkak të shëndetësisë.

Sa i përket Arsimit, kemi prioritet mbështetjen e mësuesve, rritjen e pagave të tyre deri në 40 % brenda këtij mandati. Edhe për infermierët.

Jemi duke punuar për një projekt financimi që të joshim mjekët specialistë që të punojnë edhe në rrethe. Është ende në diskutim”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori