Rama: Yllo t'kemi gjobit içik s'kam ç'a boj! Ylli: Ç'ke ore ti, vazhdo reformat (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama e ka nisur me një postim të çuditshëmd ditën sot duke thënë se tatimet kanë gjobitur "Markatën e Peshkut" në Tiranë për shkak se nuk kishte kupon tatimor duke bërë "tagg" edhe pronarin e këtij biznesi Ylli Hidri sëbashku me nje foto të përbashkët të tyre.

Rama i thotë Yllit në postim se nuk ka çfarë i bën dhe nuk e fal dot edhe pse e ka komshi pasi do ligjin më shumë.

Pastaj Rama shkruan sërish në Facebook se Ylli nuk e ka shqetësuar me mesazh.

Gallata ndërkohë vijon me përgjigjen e Yllit, i cili i përgjigjet Ramës se gjoba e tij e bëri edhe më të fortë.

Në kushtet kur emisionet humoristike bëjnë pushim në gusht dhe aktorët janë plazheve, të paktën kjo historia e gjobitjes së "Markatës së Peshkut" dhe Ramës që betohet se do më shumë ligjin se Yllin si edhe përgjigja e këtij të fundit na bënë që të paktën për sot të mos na mungojë e qeshura. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori