E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Rama: Xhafaj do japë dorëheqjen vetëm në një rast
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për dorëheqjen e mundshme të Xhafajt.

Rama deklaroi për ABCNeës se Xhafaj është vënë në shenjestër për shkak të luftës kundër krimit dhe se do të jepte dorëhqejen vetëm nëse provohej lidhja e vëllait të tij me trafikun e drogës.

“Unë kam një opinion shumë të mirë për punën e ministrit të Brendshëm, bazuar në fakte. Besoj shumë se fokusi i ministrit dhe goditjet e policisë në luftën kundër krimit të organizuar e kanë vendosur në qendër të sulmeve”, tha Rama.

“Kjo është një histori e vjetër dhe e ditur. Nuk ka asgjë të re. Këtë histori edhe mediat e kanë publikuar më shumë se një herë në të shkuarën. Jetojmë në një sistem ku që nga mosha 18 vjeç çdokush varet nga këmbët e veta.

Vetëm nëse vëllai do të rezultonte i përfshirë në trafik aktiv, vëllai tjetër nuk mund të ishte ministër, dhe kjo vetëm për arsye morale”, u shpreh Rama. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori